Pse nuk duhet të lejoni kurrë qenin t’ju lëpijë fytyrën

0
133

Mjekët britanikë kanë paralajmëruar se qentë mund  të shkaktojnë infeksion të rëndë duke ju përkëdhelur me gjuhë në fytyrë.

Ky fakt vjen pas rastit të një 70-vjeçareje e cila ka përfunduar në spital për shkak të qenit të saj italian.

Mendohet se bakteret e dhëmbëve të qenit i kanë kaluar gruas, sepse ajo e llastonte duke e lejuar ta lëpinte në fytyrë.

Mjekët britanikë duke realizuar një analizë të detajuar kanë thënë se ajo nuk kishte probleme të tjera por ishte afër vdekjes nga infeksioni i shkaktuar

I njohur si “vrasës i heshtur” infeksioni “Sepsis” mund të sjellë dëmtim të organeve dhe vdekje.

Mjekët kanë thënë:

“Të moshuarit janë më në rrezik për shkak se sistemi tyre imun mund të jetë i dobët”.

Sëmundjet e transmetuara nga kafshët shpesh nuk diagnostikohen në fillim dhe autorët e raportit kanë paralajmëruar edhe veterinerët se duhet të jenë  vigjilent për kafshët që mbartin baktere të rrezikshme të cilat mund të shkaktojnë “Sepsis”, sidomos tek të moshuarit dhe se duhet shmangur kontakti i gjuhës së qenit në fytyrë.

Raporti  gjithashtu kujton se të moshuarit kanë rrezik më të lartë nga infektimi për shkak të imunitetit të dobët, e lidhur me moshën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here