Arrestohet banda e shqiptarëve që grabiste pasanikët në Spanjë

0
215

Një bandë me hajdutë shqiptarë të cilët shënjestronin pronarë të pasur shtëpish britanikë dhe turistë në gjirin Costa del Sol janë arrestuar nga policia.

Hetuesit thonë se rreth një e treta e 78 viktimave të grabitjeve ishin britanikë.

Shumë prej tyre ishin me pushime në shtëpitë luksoze të zonave të pasura si Nueva Andalucia pranë Marbella kur ndodhnin vjedhjet.

Një prej viktimave të grabitjeve ishte princesha e Jordanisë, të cilës thuhet se i kanë vjedhur rreth 45 mijë paund.

Dedektivët thonë se mënyra e tyre e operimit ishte identike në të gjitha grabitjet- ata zgjidhnin shtëpi të njerëzve të pasur dhe hynin nga ora 1 në 5 të mëngjesit, kur pronarët ishin në gjumë.

Pasi merrnin para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, ata largoheshin me automjetet e viktimave, shumica e të cilave në shumë raste ishin makina të marra me qera në Aeroportin e Malaga nga pasanikët britanikë.

Pesë të dyshuarit, tre burra dhe dy gra u arrestuan pas një përleshje me armë me policinë, kur u kapën në flagrancë në një pronë të Marbella. Pavarësisht se në fillim ja mbathën, ata lanë gjurmë të identitetit të tyre në një makinë të braktisur.

Ata u mbajtën në një resort të Granadës në një operacion të quajtur “Operacioni Mbretëror”.

“Pesë nga anëtarët e bandës u arrestuan në Granada dhe Torremolinos, tre burra dhe dy gra nga mosha 21 deri në 39”,tha një zëdhënës i Policisë Spanjolle.

Sipas policisë disa prej të arrestuarve janë me dosje të rënda kriminale.

gang-708777gang-708775gang-708770

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here