Panariti vizitë zyrtare në SHBA, fokusi i bisedave marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve

0
141

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti është nisur për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Panariti do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit, Departamentin e Bujqësisë, Kongresin Amerikan, në Bankën Botërore si dhe në Administratën e Ushqimit dhe të Barnave (FDA). Gjithashtu, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave do të takohet me përfaqësues të kompanive amerikane të interesuara për të investuar në bujqësi si dhe me personalitete të komunitetit hebre dhe një vizitë në Muzeumin e Holokaustit në Uashington.

Në fokus të bisedimeve do të jenë intensifikimi i marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve, mundësia e financimit për pajisjen e laboratorëve rajonalë me teknologjinë bashkëkohore për kryerjen e analizave, asistenca dhe mbështetja amerikane në implementimin e një projekti-pilot për krijimin e bursës së prodhimeve bujqësore dhe hartimi i një strategjie parandaluese për peshkimin e paligjshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here