Mjeti përplas kalimtarin dhe motorçikletën autori largohet nga vendngjarja

0
155

Dy shtetas mbetën të plagosur pas një aksidenti rrugor në rrugën Transballkanike të Vlorës.

Një automjet ka goditur fillimisht një kalimtar, më pas ka përplasur një motorçikletë dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit kalimtari Nikollaq Dema 67 vjeç dhe drejtuesi i motorçikletës, identiteti i të cilit nuk dihet ende, kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar në spitalin e Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore. Mësohet se më kritike paraqitet gjendja e 67-vjeçarit Dema.

Policia ka nisur hetimet per identifikimin e autorit të aksidentit dhe kapjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here