Dallas/Vrasja e pesë policëve nga snajperistët, ja si u kapën tre autorët në trafik

0
157

Forcat e Rendit në bashkëpunim me FBI dhe shërbimet sekrete kanë arrestuar ndërkohë 3 persona lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku katër snajperistë vranë 5 agjentë policie dhe plagosën 6 të tjerë. Dy burra janë bllokuar ndërsa po largoheshin në bordin e një Mercedesi, i mbetur i bllokuar në trafik, Një grua ndërkohë ishte në sheshin ku ndodhi përplasja me armë. Ndërkohë që policia ve në dukje se të ndaluarit nuk po bashkëpunojnë.

Ndërkohë që është lënë I lirë një afroamerikan 35-40 vjeç, i cili kapur nga imazhet me një bluze ushtarake dhe mbi të gjitha me një pushkë të madhe të hedhur në qafë. Personi, Mark Huges, ishte në kërkim pas akteve të dhunës, por nuk kishte lidhje me konfilktin e armatosur, ndaj edhe u la i lirë. Në një intervistë për KTVT, ai dhe vëllai i tij shpjeguan që ata po ndihmonin policinë kur shpërtheu përplasja e armatosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here