PD: Deklaratat e këshilltarit të Tsipras të papranueshme dhe armiqësore

0
147

Partia Demokratike ka dënuar deklaratat e këshilltarit të kryeministrit grek te mbajtura në Tirane në një aktivitet të rëndësishëm politik, në prani të kryeministrit të vendit Edi Rama.

“Për Partinë Demokratike qëndrime të tilla që fajësojnë bashkëqytetarët tanë çamë, janë të papranueshme dhe armiqësore. Qëndrime agresive si ato të këshilltarit të Cipras nuk ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nuk sjellin asnjë përparim për çështjet e mbetura pezull. Në të kundërt, janë një kthim pas dhe minim i përparimit domethënës të arritur në këto vite. Partia Demokratike është gjithashtu e shqetësuar dhe dënon mosreagimin e kryeministrit Rama, i cili ishte prezent kur këto deklarata u bënë në Tiranë. Ne shpresojmë se keto qëndrime armiqësore nuk reflektojnë vizionin dhe qëndrimin zyrtar të politikës dhe qeverisë greke dhe mirëpresim distancim të Athinës nga këto deklarata” – thuhet në reagimin e PD-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here