Në një intervistë me gazetaren Besmira Pelushaj në RTV Ora, eksperti i sigurisë rrugore Arben Luzi u shpreh se ky vit u fut ters në lidhje me numrin e aksidenteve, pasi çdo javë ka pasur nga 2-3 aksidente fatale.
Ai tha se një ndër shkaktarët më të mëdhenj është shpejtësia e madhe që nuk lejon që të ketë reagim në kohën e duhur dhe dëme shumë më të mëdha.
Luzi: Ky vit mund ta thuash se u fut ters në lidhje me numrin e aksidenteve. Kemi çdo javë nga 2-3 aksidente fatale që ndodhin. Shumica janë për faj njerëzor, kryesisht nga drejtuesit e mjeteve. Një ndër shkaktarët më të mëdhenj është shpejtësia e madhe që nuk lejon që të ketë reagim në kohën e duhur dhe dëme shumë më të mëdha. Probleme në qytet janë edhe biçikletat, ku nuk lëvizet në korsitë e caktuara, por kalojnë në rrugën e makinave. Edhe motorët e picave janë shumë problematikë në raste të tilla.
Lidhur me ndryshimet e Kodit Rrugor duhet të merren në bashkëpunim me ekspertët dhe policët rrugor, jo vetëm nga komisionet parlamentare. Ata kryesisht ngrenë gjobat, gjë me të cilën jam dakord. Këtu gjobat duhet të rriten për përdorimin e telefonit kur jemi në timon, ashtu sikurse ndodhi me vënien e rripit të sigurimit ku shumica e përdorin tashmë. Prandaj duhet një gjobë që t’i thërrasë mendjes duke u dëmtuar nga xhepi.
Luzi shtoi se patenta me pikë ka vite që aplikohet dhe shkelja e dispozitave ligjore, ka ulje të pikëve dhe dalje para komisionit, por deri më tani është se nuk funksionin si gjë.
Luzi: Patenta me pikë ka vite që aplikohet dhe shkelja e dispozitave ligjore, ka ulje të pikëve dhe dalje para komisionit, por deri më tani është se nuk funksionin si gjë. Kjo pasi nuk shënohen gjëra të tilla nga policët e shërbimit. Kështu do të kuptohet nëse kemi të bëjmë me një njeri korrekt, apo me dikë problematik në rrugë. Në vendin tonë ka një lëvizje kaotike ku drejtuesit e mjeteve rrinë në korsitë e gabuara të rrugës.