Vjedhje spektakolare, ja cfarë bëjnë për të “gënjyer” alarmin

0
162

Dy hajdutë në Brazil gjetën një mënyrë tepër gjeniale për tu fshehur teksa tentuan të grabisnin një bankë mëngjesin e së shtunës.

Të mbuluar tërësisht me letër alumin, hajdutët çuditërisht arritën të mashtronin valët e sistemit të alarmit në Santa Catarina, madje u afruan dhe pranë kasafortës kryesore.

Por policia u njoftua kur dyshja u pa në kamerat e sigurimit duke ecur këmbadorazi në dysheme me kostumet e tyre të improvizuara.

Grabitësit lanë disa objekte në skenë teksa nxitonin për tu larguar, përfshirë pipëza saldimi,me të cilat mendohet se kishin planifikuar të hapnin kasafortën.

Mediat braziliane raportojnë se ata u larguan nga vendngjarja me një makinë të bardhë sportive pa vjedhur para dhe janë ende në kërkim nga policia.

Hajdutët janë pagëzuar me nofkëtn “Astronautët” për shkak të veshjes së tyre me letër alumini.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here