Ambasadori i Britanisë së Madhe: Kanabisi shqiptar po na shqetëson, është problem serioz që duhet zgjidhur

0
148

Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman, i sapo mbërritur në Tiranë është përballur që në intervistat e para me një çështje të pazakontë për të, kultivimi i kanabisit në Shqipëri. Mes çështjeve të tjera që janë tradicionalisht problematike si korrupsioni, ambasadori është pyetur edhe për situatën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vendin tonë. Ndryshe nga kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, diplomati i rëndësishëm thotë se është i informuar për atë që po ndodh dhe vendi i tij është duke e ndjekur me shqetësim këtë fenomen.

“Ne kemi punuar me qeverinë shqiptare për shumë vite, në luftën kundër krimit të organizuar e cila përfshin edhe narkotikët. Ne e dimë se fatkeqësisht qytetarët shqiptarë janë përfshirë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe. Dhe kjo përfshin, edhe trafikimin e drogave serioze si kokaina dhe heroina. Ajo që po vëmë re së fundmi me kultivimin e kanabisit në Shqipëri është diçka që na shqetëson dhe ne mendojmë, se duke vazhduar vendosjen e lidhjeve midis agjencive ligjzbatuese ne mund të vazhdojmë të ndihmojmë në lidhje me një prioritet si ky”, – tha ambasadori . Ai bën thirrje për më shumë bashkëveprim të organeve ligjzbatuese për të luftuar këtë problem serioz të Shqipërisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here