Historike, Uellsi kalon në gjysëmfinalen e Europianit pasi “masakroi” 3 me 1 Belgjikën(Video)

0
212

Uellsi është kualifikuar në gjysmëfinale të Euro 2016, pasi eliminoi Belgjikën duke e mposhtur me rezultat 3:1. Skuadra nga ishulli britanik ka përmbysur rezultatin ndaj Belgjikës, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Të parët në epërsi kaluan belgët. Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, shënoi një gol të bukur në minutën e 13’të, që mund të jetë në mesin e më të mirëve në Euro 2016.

Pasi pësuan një gol në minutën e 13-të, Uellsi mori kontrollin e ndeshjes duke dominuar ndaj belgëve, dhe kjo iu shpërblye pasi në minutën e 31-të, kapiteni Ashley Williams shënoi për 1:1. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 55-të, Hal Robson-Kanu shënoi për 2:1 duke trullosur mbrojtjen kundërshtare. Derisa goli i nokautit erdhi në minutën e 86-të,

Sam Vokes shënoi për rezultatin përfundimtar 3:1. Në gjysmëfinale Uellsi do të përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here