Deputeti i PS-së, Halimi një kundërshtar i vështirë

1
171

Deputeti socialist Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me dorëzimin e mandatit nga kolegu i tij demokrat, Eduart Halimi.

“Sapo mësova nga mediat se Eduard Halimi ka hequr dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

U befasova ! Ishte një kundërshtar i vështirë, sepse është një jurist i aftë. Pertej “hallit” të argumentimit juridik të pozicioneve shpesh të pambrojtshme politike të lidershipit të partisë së tij, zoti Halimi mbetej gjithnje një koleg i çmuar.

Me ikjen e tij peshorja e komisionit djathtas lehtësohet ndjeshëm për fat te keq. Megjithatë jeta vazhdon dhe si kryetar i Komisionit të Ligjeve po edhe si ish-koleg deputet dhe koleg në profesion, i uroj Eduard Halimit shëndet e mbarësi në jetën e re jashtë politikës”, shkruan Manja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here