Misteri i fëmijës së yjeve

0
150

 

Misteri i te ashtuquajturës Kafka e Femijes se Yjeve filloi ne Meksike pothuajse 70 vite me pare kur u zbulua ne një shpelle nga një vajze e re.

Ne atë shpelle dergjej skeleti i një femre pjesërisht i fshehur nen dhe, vetëm një pjese e dorës dale përjashta dhe mbështetur mbas krahut tjetër.

Vajza e re filloi te gërmonte deri sa zbuloi nje varr te ceket skeletin e një qenie te vogël qe sipas përshkrimeve te saj ishte i vendosur aty tërësisht pa rregull.

Skeleti nga i cili ka mbetur vetëm kafka i ka futur ne mendime shkencëtaret e shumte. Kush ishte kjo krijese dhe pse me këto tipare kafkore qe s`janë aspak njerëzore? Qe këtu buroi dhe termi Fëmija e Yjeve ose Starchild.

Lloyd Pye i cili është autori dhe themeluesi i Starchild Research Project shprehet se janë bere studime kolosale duke shfletuar çdo libër te mundshëm mjekësor ose anatomie qe flet për deformime te njeriut dhe është e pamundur te gjetet ndonjë ngjashmëri me atë te kafkës.

Plus kësaj matjet dhe studimet e detajuara te kafkës kane provuar qe çdo gjë ishte simetrike dhe aspak rezultat i një deformimi natyral.

Antropologet e kane te pamundur ta klasifikojnë ne ndonjë grup te caktuar dhe zgjidhja e vetme ishte qe te behej datimi nëpërmjet karbonit për moshën e kafkës qe rezultoi te ishte 900-vjeçare ndërsa testi tjetër ne lidhje me ADN e kockave nuk është bere pasi kushton shume, shprehet Pye.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here