Cantë e dyshimtë në stadiumin ku do të luhet Itali-Spanjë, bllokohen rrugët

0
207

Një çantë e gjetur pranë një motori, një kilometër larg stadiumit “Saint Denis”, aty ku pas dy orësh do të luhet ndeshja e Euro 2016, mes Italisë dhe Spanjës, ka rikthyer alarmin e terrorizmit. Policia franceze ka ndërhyrë menjëherë për të siguruar fillimisht zonën dhe më pas ka bllokuar rrugën që të çon për në stadium. Mjaft nga tifozët që janë nisur për të parë takimin Itali-Spanjë janë detyruar të ndjekin rrugë të tjera për të shkuar në stadium. Por edhe kontrollet janë shtuar ndjeshëm në hyrjen në stadium, duke bërë radhë të gjatë në hyrje të stadiumit. Policia është ende në vendngjarje, duke mbajtur nën kontroll situatën, ndërkohë që nuk ka informacion për anullim të takimit, që do të luhet normalisht

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here