LVV fiton zgjedhjet në Kosovë, e dyta renditet LDK-ja! PDK në opozitë

0
107
Kryeministri Edi Rama, gjate ceremonise se pritjes se kryeministrit te Serbise Aleksandar Vucic ne Pallatin e Brigadave, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama and his Serbian counterpart Aleksandar Vucic walk together during a welcoming ceremony outside the Palace of Brigades in Tirana on May 27, 2015. Vucic arrived for a two-day visit to Albania and become the first Serbian government head to visit Albania, aiming to improve the fragile relations between the two Balkan nations.

Lëvizja Vetëvendosja ka fituar zgjedhjet e sotme (6 tetor) në Kosovë. Kur janë numëruar rreth 90% të votave, kjo forcë politike ka marrë 26,05% të votave, ndërsa ka lënë pas LDK-në me 24,97%.

Në vendin e tretë renditet PDK-ja e Kadri Veselit me 21,07%. Ky i fundit ka pranuar humbjen dhe tha se do të dalë në opozitë.

Koalicioni AAK-PSD mori 11,58% të votave, ndërsa koalicioni tjetër NISMA-AKR-Partia e Drejtesise 5%.

Surprizë është Lista Serbe, e cila mori 6.11%.

Albin Kurti i VV ka deklaruar se do t’i trokasë në derë LDK-së për bashkëpunim. Në një intervistë për Televizionin T7, ai tha  se do ta krijojë qeverinë sa më shpejt, ndërsa thotë se e ka synim që ata ta formojë me LDK-në, e cila është e dyta në rezultatet e deritanishme.

“Këtë e kemi synim, objektiv dhe qëllim”, ka thënë Kurti kur është pyetur rreth fillimit të negociatave me LDK’në.

Ai ka thënë se do të diskutojë edhe me Isa Mustafën edhe me Vjosa Osmanin. Ndërsa lideri i VV’së thotë se deri tash nuk ka marrë urime për rezultatet e zgjedhjeve nga asnjë politikan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here