Kuvend/ Berisha ironizon Ramën: “Ai e bëri golin, shqiponjën e kombëtares dhe trajnoi De Biasin”

0
123

– Ish-kryeministri Berisha e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me përgëzimet për arritjet e kombëtares shqiptare të futbollit në kampionatin evropian. Sipas tij, kombëtarja nuk mori atë që meritonte nga ky kampionat, por fitoi emër dhe reputacion që kurrë ndonjëherë nuk e ka patur“Kombëtarja realizoi tre ndeshje dinjitoze. Zgjoi simpati të madhe në publikun sportdashës evropian dhe botëror por dhe ne elitën drejtuese të sportit në Europë dhe në botë. Një përshëndetje të përzemërt dua t’iu jap fansave kuqezi të cilët sot kthehen kampion të Europës dhe botës, me energjinë e jashtëzakonshme pozitive, me bukurinë e spektaklit që dhuruam, dhe bukurinë e racës që përfaqësuan. Ekipi është ekipi i kombit. Uroj që mafia trans-nacionale e futbollit të mos pengojë në të ardhmen, por të vendosë në interesin e shqiptarëve që ekipi kombëtar të jetë gjithnjë ekip i kombit.”- deklaroi ai. Berisha ironizoi kryeministrin Rama, që sipas tij, po përpiqet t’i atribuojë vetes të gjithë shkëlqimin e kombëtares së futbollit. “I çoj një përshëndetje të përzemërt autorit të golit Edvin Kristaq Rama. Harrojeni që nuk e ka bërë golin ai, goli është i tij. Por jo vetëm goli, prisni se i ranë mediat në qafë i thanë na kopjove shqiponjën, na kopjove modelin. Eshtë autor edhe i De Biasit, ai e gjeti, ai e mësoi, ai e trajnoi.”- deklaroi Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here