Dy shqiptarë zihen me njëri-tjetrin, greku tenton ti ndajë ata e vrasin

0
151

Një 54-vjeçar nga Greqia ka humbur jetën ditën e sotme, pasi është vrarë nga dy shqiptarë. Ai ka ndërhyrë për të ndarë dy shqiptarët, të cilët po ziheshin me njëri-tjetrin pranë lokalit të tij, por këta të fundit i janë kthyer me grushte.

Menjëherë 54-vjeçari është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kleitoria, ndërsa në pranga ka përfunduar 38-vjeçari shqiptar, i cili jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here