Grupi i PD/ Basha shpërthen ndaj deputetëve: E papranueshme rrjedhja e votave për Ruçin

0
194

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar të papranueshme rrjedhjen e votave nga grupi parlamentar i PD në seancën e djeshme për votimin e Gramoz Ruçit në krye të parlamentit.

 

 

Duke iu referuar burimeve nga mbledhja,“BalkanWeb” raporton se Basha ka diskutuar me deputetët procesin e votimit të Ruçit dhe kjo çështje do të hapet sërish nesër në seancën plenare.

Basha ka deklaruar se vendimi i grupit duhet të respektohej në unanimitet dhe ka dënuar rrjedhjen e votës si dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve.

“Vendimi i grupit ishte për ta votuar kundër. PD dënon rrjedhjen e votës në seancë, është e papranueshme. Vendimi i grupit është për t’u respektuar ne unanimitet. PD dënon edhe manipulimin e PS-së dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve të PD në këtë proces votimi”, mësohet të ketë deklaruar Basha. Ndërkohë pas mbledhjes së grupit të PD pritet deklaratë për mediat për këtë çështje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here