Telegraf: “Zbuloni rivierën shqiptare për veten tuaj”! Perlë…

0
128

Foto të një bregdeti të mrekullueshëm mesdhetar, plazhe mahnitëse dhe limane që të lënë pa frymë, kështu nis një artikull në gazetën britanike “Telegraph”, i titulluar: “Zbuloni rivierën shqiptare për veten tuaj”!

Duke sjell në vëmendje Butrintin, artikulli thekson se “rrënojat romantike janë një plotësues i mrekullueshëm në qytete mjaft bregdetare”.

“Butrinti është i rrethuar nga një lagunë në brendësi si dhe ngushticat me pamje nga Korfuzi aty pranë, një zbavitje e mrekullueshme përgjatë një rruge bregdetare mbështetur nga kodrat e pyllëzuara në mënyrë të dendur, ullishte dhe fshatrat e bukur”, shkruhet në artikull. Sipas gazetës, çmimet janë të ulëta, ndërsa ushqimi i detit është i freskët.

Për të gjithë ata që duan diçka tjetër, atëherë është mishi i shijshëm i pjekur në skarë i shoqëruar me sallata të thjeshta. Nëse nuk dëshironi birrë në të nxehtë, atëherë ofrohet verë e kuqe dhe e bardhë nga një rajon i lashtë me vreshtari.

Laguna e Karavastasë është me një ekosistem të pasur, një “vend fantastik për të kombinuar kënaqësinë bregdetare me turizmin natyror”.

Parku Kombëtar i Llogarasë, shënon pikën ndarëse midis detit Adriatik dhe Jon, duke e cilësuar si një nga pyjet me pisha më të bukura të Evropës. Ndërsa plazhi i Dhërmiut ndër më të njohurit në Shqipëri ka ujë tejet të pastër dhe blu.

Këtu përmendet edhe plazhi i Bunecit, ndërsa Borshi konsiderohet si plazhi më i gjatë i pathyer në Shqipëri. “Një spektakël i vërtetë”, shkruan gazeta. “Pavarësisht nga madhësiae tij, prodhimi i vajit të ullirit është aktiviteti kryesor lokal”, vijon.

Albania-3-xlarge Albania-main-xlarge Albania-2-xlarge

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here