Rama rikthehet te kërcënimet: Çdo kilovat mbi 800 kWh energji do të paguhet me çmimin e tregut! Në Zvicër, burg!

0
108

Kryeministri Edi Rama riktheu edhe një herë fashat e energjisë elektrike për popullatën, duke deklaruar sot se të gjithë ata konsumatorë familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatorë, do të duhet ta paguajnë shtesën me çmimin real të blerjes në tregje. Sipas Ramës, bëhej fjalë vetëm për familjet e supozuara të pasura, me vila, pishina dhe oborre të dekoruara me drita, që përbëjnë 6-7% të popullsisë.

Rama nuk i shmangi mburrjet në fjalën e tij duke thënë se vendimi i qeverisë së tij për të mos rritur çmimet kishte bërë që në Shqipëri inflacioni të ishte më i ulëti në Eurozonë dhe nga ana tjetër nuk i harroi as kërcënimet indirekte për ata që ngrohen me energji: Zvicra, tha ai, ka parashikuar 3 vjet burg për ata që do të ngrohin shtëpitë mbi 19 gradë!!!- solli në vëmendje ai.

“Jemi i vetmi vend sot në rajon dhe në Europë që ka marrë vendim politik për të mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe për bizneset e vogla. – tha Kryeministri. – Nëse ky është një vendim ambicioz dhe kurajoz apo një vendim i çmendur e me pasoja të paparashikueshme, këtë do ta tregojë koha, por ne vazhdojmë të besojmë se duhet t’i mbrojmë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla nga rritja e çmimit të energjisë. Kjo mbrojtje deri tani rezulton edhe arsyeja themelore pse ne kemi inflacionin më të ulët në rajon dhe inflacion arsyeshëm më të ulët se në gjithë Eurozonën, sepse nuk e kemi rritur çmimin e energjisë që do të sillte në zinxhir pastaj rritjen e të gjitha çmimeve të tjera.

Por sigurisht ka një “por” shumë të madh këtu, nisur nga analiza e gjithë fashave të konsumatorëve, kemi mbi 90%, konsumatorë familjarë që konsumojnë rregullisht më pak se 800 kilovatorë dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6-7% të totalit që konsumojnë më shumë se 800 kilovat dhe aty bëhet fjalë për konsumatorë familjarë me vila me pishina me oborre të gjëra me ndriçim dekorativ e me radhë që për të cilën mendojmë se ka ardhur koha që nuk mund të paguajë më Buxheti i Shtetit dhe nuk mund të paguajnë më taksapaguesit e zakonshëm prandaj çdo kilovat mbi 800-shin, do të paguhet me çmimin e tregut dhe me këtë ne synojmë që të krijojmë dhe një presion për të ulur konsumin e tepër të energjisë elektrike në kushte krize.

Sikundër e kemi përsëritur disa herë, jetojmë në një kohë kur vendet edhe më të pasura po marrin masa drastike të paimagjinueshme para kësaj që lidhen me shtrëngime e penalitete deri edhe surreale, nëse do të ishim gjashtë muaj përpara.

Sot lexova që Zvicra ka vendosur penalitetin e tri viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë, shtëpinë e tyre. Zvicra!!! Ashtu sikundër kemi parë që Gjermania ka paraqitur planin për fikjen dritave në rrugë e vitrinaa e biznese pas orës 10 të darkës.“

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here