Itali/ Arrestohet 33-vjeçari shqiptar, qëllon me thikë italianin pasi i ngacmoi motrën

0
152

Një 37-vjeçar italian është qëlluar me thikë në mesnatë, në Trani të Italisë, pas një sherri me një 33-vjeçar shqiptar. Sipas policisë, 37-vjeçari italian ka plagë të rënda në kraharor dhe në ije dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Foggia-s, ndërsa karabinierët e Trani-t, kanë arrestuar shqiptarin në vendngjarje.

Sipas të dhënave të parë, 37-vjeçari italian, i cili është dhe me precedentë penalë, po grindej me  të motrën e shqiptarit, ndërkohë që ky i fundit ka ndërhyrë duke nxjerrë një thikë dhe e ka qëlluar i disa herë ish-in e të motrës. Hetime po vijojnë, ndërkohë që agjentët kanë mundur të gjejnë dhe armën e krimit./tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here