Studimi më i fundit/ Ja çfarë ndodh me foshnjat të cilat lindin me vonesë

0
129

Një studim i fundit i bërë në fushën e pediatrisë ka treguar se foshnjet të cilat lindin me vonesë mund të kenë një nxitje në tru.

“Shpresa jonë është që ky hulumtim do të pasurohet edhe me bisedat mes mjekëve dhe prindërve për të gjetur se cila është koha ideale për të lindur”, tha autori i studimit David Filgio, transmeton lajmi.net

Për këtë studim, hulumtuesit analizuan të dhënat e lindjes dhe edukimit për 1.4 milion fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme në Florida.

Grupi i fëmijëve që kanë lindur me vonesë (41 javë), kishin rezultate më të larta në testet e bëra sesa fëmijët që kishin lindur në kohë normale (39-40 javë).

Fëmijët të cilët kishin lindur me vonesë kishin 2.8 për qind më shumë gjasa për të qenë më të talentuar dhe 3 për qind më pak gjasa për të pasur aftësi të kufizuara mendore.

Megjithatë rezultatet janë vetëm sa i përket të dhënave të lindjes dhe edukimit dhe kjo të raportit shkak-efekt, për këtë arsye duhen ende më shumë hulumtime deri tek një fund konkret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here