‘Kam bërë seks me 5 meshkuj, tani nuk e di i kujt është fëmija’

0
419

Një tjetër tregim personal vjen në “The Sun” në rubrikën “Dear Diedre”. E radhës është një vajzë e re që po pret fëmijën e 5-të, por tregon se nuk e di kush është babai i fëmijës.

Kjo është letra:

E dashur Diedre

Këto kohë kam bërë seks me persona të ndryshëm që si numër mund të shkojnë rreth 5. Jam shtatzënë dhe nuk e di i kujt është fëmija. Nëpërmjet takimeve online kam takuar disa meshkuj me të cilët jam frekuentuar.

Unë jam nënë beqare e 4 fëmijëve, të gjithë me meshkuj të ndryshëm. Nuk e doja jetën të më vinte kështu. Prindërit e mi janë ndarë kur unë isha 4-vjeçare dhe mamaja jonë na njihte me shumë meshkuj të saj që i konsideronte të dashur. Kështu jam rritur.

Jam 28-vjeçare dhe nuk dua të sjell në jetë fëmijën tim të 5-të , e për më tepër që nuk e di se kujt i përket.

Asnjë nga meshkujt që kam frekuentuar nuk ka ndenjur gjatë me mua. E di që nuk jam e mirë në marrëdhëniet me meshkujt.

Thjesht ndihesha e vetme dhe vendosa të merresha me takime online që më pas zhvendoseshin në realitet duke bërë seks.

Sapo bërë testin e shtatzënisë ai më doli pozitiv.

Nuk di çfarë të bëj sepse nuk mund ti kontaktoj të gjithë meshjkujt dhe tu them që unë po sjell në jetë fëmijën e tyre. Jeta ime është një rrëmujë e madhe, po mendoj të heq fëmijën.

DIEDRE përgjigjet: Jeta kaotike e mamasë tënde të ka lënë me një shembull jo të mirë në jetën tënde dhe lidhjeve tua. Nuk besoj se sjellja në jetë e një fëmije të pestë do të jetë mirë për ty por ky është vendimi yt.  Sa ke kohë akoma mblidhe mendjen dhe dil vetë me një vendim. Dhe mos harro, herën tjetër përdor kontraceptiv kur bën seks me meshkuj që nuk e ke seriozisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here