Ish-ministri Ferdinand Xhaferaj akuza të forta qeverise,këshilla dhe PD-së

0
198

Ish-ministri Ferdinand Xhaferaj ka lëshuar një serë akuzash në drejtim të qeverisë gjatë një takimi të zhvilluar me bazën e Partisë Demokratike në zonën e Spitallës në Durrës duke mos harruar njëkohësisht edhe t’i rikujtojë detyrën opozitës. Xhefaraj u ndal tek sektorët më problematikë të kësaj maxhorance siç janë sipas tij rendi, arsimi dhe shëndetësia duke theksuar se ka ardhur koha që shqiptarët të shtrojnë pyetjen nëse po jetojnë më mirë apo më keq tani. “Qytetarët duhet ta bëjnë vetë llogarinë. Sot janë më mirë apo më keq se ç’kanë qenë. Nëse ju del se janë më mirë le të votojnë për Edi Ramën, nëse llogaria ju del se janë më keq, të mos gënjehen nga spektaklet me ngjyra të Ramës”., – tha Xhaferaj duke i rënë zileve të alarmit edhe në kampin e djathtë. Krahas sulmit ndaj maxhorancës së majtë dhe specifikisht Kryeministrit Rama, ky qendrim i Xhaferajt në një zonë si Spitalla e Durrësit, e cila deri më tani ka qenë tejet problematike për sa i përket rezultateve zgjedhore duket se shkon edhe për Lulzim Bashën. Sipas tij, është detyra e opozitës që të marrë situatën në dorë për të denoncuar një serë problematikash që karakterizojnë këtë qeverisje, siç është droga, problemet futjen e maturantëve në universitete apo mungesën e infrastrukturës dhe medikamenteve në spitale duke theksuar se ka ardhur koha që opozitarizmi të bëhet nga figura politike të papërlyera, të cilat e nuk e kanë parë politikën nën prizmin e tenderave apo biznesit, por si një shërbim ndaj qytetarëve. “Në PD, ka mjaft figura që nuk e kanë parë politikën si biznes, të cilat janë në gjendje që të trokasin derë më derë tek qytetarët sepse në 20 vite kanë qenë korrekt me ta. Besoj se për të gjitha këto probleme që ka shoqëria shqiptare me këtë qeveri, koha po punon për opozitën dhe jam i bindur që kryetari i opozitës po merr të gjitha masat që Shqipëria e 2017 të kthehet dhe të bëjë gjenë e duhur. Shqiptarët janë të mërzitur me këtë qeverisje, është detyra jonë t’i bindim se përse duhet të na votojnë ne”., – shtoi ai. PD-ja e Durrësit ka qenë tejet e fortë disa vite më parë, ndërkohë që tani dega e saj lokale është ende pa kryetar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here