Alarm për bombë, avioni Egyptair bën ulje të detyruar

0
150

Një aeroplan i Egyptair që po udhëtonte nga Kajro për në Pekin bëri një ulje emergjente në Uzbekistan, në qytetin e Urgench, pasi një person kërcënonte se do shpërthente një bombë. Sipas raportimit të Uzbekistan Airëays, gjithçka u verifikua dhe rezultoi alarm i rremë. Avioni 995 ishte nisur nga Kairo dhe do udhëtonte drejt Pekinit. Alarmi për bombë u lëshuar 3 orë pas nisjes, kur një person anonim thirri sigurinë për të lajmëruar ekzistencën e një bombe. Në avion kishte 17 persona të ekuipazhit dhe 118 pasagjerë. Nisur nga ky alarm është kërkuar që avioni të ulet në mënyrë emergjente në aeroportin më të afërt. Pas kontrollit nuk është gjetur asnjë objekt i dyshimtë dhe avioni ka vijuar udhëtimin Aeroporti i Urgench menjëherë pas alarmit u mbyll.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here