Çmimi i naftës në vend vazhdon të rritet dhe po i afrohet shifrës stratosferike 3 mijë lekë për litër.
Nisur nga kjo situatë ku ekonomia familjare parashikohet të goditet e para dhe pasojat mund të jenë rrënuese ekonomikisht, ka ardhur një propozim nga ata që e tregtojnë naftën.
Kompanitë e importit dhe tregtimit të naftës në vend i janë drejtuar me anë të një kërkese kryeministrit Edi Rama, për të pezulluar disa taksa të naftës, ndëro edhe taksën e qarkullimit e cila është 300 lekë për litër.
SYRI mëson se përgjigjja që kryeministri iu ka kthyer kompanive të naftës ka qenë refuzuese.
Rama mësohet të jetë shprehur se taksat nuk mund të hiqen, pasi kriza e çmimeve të produkteve të energjisë ka prekur të gjithë Europën.
Qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë masë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, bujqëve apo dhe biznesit.
Ndërsa vendet e rajonit si Greqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, kanë hequr taksat mbi karburantin si dhe kanë miratuar paketat e para për të shpëtuar ekonominë nga rrënimi i krizës së çmimeve.