Ja veprat penale për të cilat akuzohet ish-drejtori i PS-së dhe mbështetësi i Rroshit

0
140

Saimir Kurti, ish-drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, akuzohet për 3 vepra penale pasi plagosi me armë kreun e FRPD në Kavajë, babanë e tij dhe një kalimtar të rastit.

Ai ka pranuar ngjarjen në polici dhe pohoi se nuk ishte qëllimi i tij që të lëndonte askënd, por vetëm t’i kërcënonte për t’i trembur. Kurti qëlloi me armë në tokë, por plumbi bëri rikoshet duke plagosur lehtë 3 persona. Mbi të rëndojnë akuzat vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e lehtë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Saimir Kurti, njihet si një prej mbështetësve të kryebashkiakut Elvis Rroshi dhe pjesë e strukturave të Partisë Socialiste në Kavajë. Po kështu, mësohet se Kurti ka mbajtur edhe postin e ish-drejtorit të Zyrës së Punës në këtë qytet. Ai ka dhënë dorëheqjen në 19 mars 2014, pasi u denoncua nga Partia Demokratike se ka qenë i kërkuar ndërkombëtar për kontrabandë, akuzë që e cilësoi shpifje.

Sherri mes Saimir Kurtit dhe kreut të FRPD Kavajë, nisi pasi bashkëshortja e autorit parkoi makinën para lokalit të familjes Kazazi. Eqerem Kazazi i kërkoi të largonte automjetin, por bashkëshortja e Saimir Kurtit e njoftoi në celular për të shkuar në vendngjarje. Pas mbërritjes së tij, sherri agravoi deri në përdorimin e armës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here