Të dhëna tronditëse, Shqipëria vend i vogël që prodhon shumë krim

0
148

Më datën 30 prill 2016, në Shqipëri kishte gjithsej 5 547 të burgosur: 2 669 persona ose 48 për qind e tyre janë duke vuajtur dënimin, ndërsa 2878 të tjerë, pra 52 për qind e të burgosurve janë në pritje të gjykimit. Të dhënat janë nga statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

951 persona ose 35 për qind e të dënuarve janë të dënuar për vrasje. Vetëm 19 persona janë të dënuar për mashtrim dhe vetëm 12 persona janë të dënuar për krijim organizatash kriminale.

Habisjellës është fakti se 373 persona janë të dënuar për vjedhje, ndërsa 622 të tjerë janë në pritje të gjyqit për të njëjtën vepër. Për trafik droge janë të dënuar 335 persona dhe 678 persona të tjerë janë në pritje të gjykimit.

Sipas World Prison Brief, raporti numër të dënuarish për numër popullsie, në vendin tonë, është 184 të burgosur për 100 mijë banorë, duke u renditur ndër vendet me numër më të lartë të dënuarish në Europë. Përpara Shqipërisë renditen Rusia, Turqia, vendet Baltike dhe Çekia.

Nëse llogarisim, gjithashtu, të burgosurit shqiptarë në vendet europiane të emigrimit ndër vite, të dhënat janë tronditëse: në 30 prill 2016 kishte 2 478 të burgosur në Ital dhe më shumë se 2500 në Greqi dhe 300 në Britani. Në Britani, një në 20 të burgosur është shqiptar, pra 5 përqind e gjithë të burgosurve janë shqiptarë, ndërkohë që numri i shqiptarëve në Britani ështe rreth 0,1 për qind e totalit.

Përqindja e të burgosurve në paraburgim në raport me numrin e popullsisë në total është 55.5 për qind, duke e renditur vendin tonë të tretin në Europë.

Nëse do marrim në konsideratë faktin që qindra kriminelë dhe të korruptuar e blejnë pafajësinë nga sistemi ynë i korruptuar, duke mos u dënuar kurrë, mund të themi se niveli i krimit në Shqipëri është me gjasa më i larti në Evropë dhe ndër më të lartit në botë.

Jemi një vend i vogël që prodhojmë shumë krim.

Exit.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here