Ka rifilluar mbjellja e kanabisit në masë! Alarmon Vasili: Qeveria është bërë njësh me të!!!

0
101

Ish-kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar se në Shqipëri ka rifilluar fushata e mbjelljes së kanabisit në masë.

Në një postim në “Facebook”, Vasili deklaron se në disa zona të vendit ka nisur kultivimi masiv i lëndëve narkotike.

“Alarm, mbjellja e Kanabisit ka rifilluar në masë, qeveria është bërë njësh me të!!! Kjo polici në vend që të merret me krimin, në vend që të merret me kriminelët, në vend që të merret më trafikantët, në vend që të merret me rimbjelljet masive e shumë të mëdha të kanabisit, të cilat kanë rifilluar sërish mbjelljet e mëdha të kanabisit më keq së në 2015!!!”,- shkruan Vasili.

Vasili i bën thirrje medias dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile që të tregojnë përgjegjshmëri qytetare dhe të dokumentojnë fenomenin për të cilin ka të dhëna se po ndodh në disa zona të vendit.

“Gazetarë, analistë, përfaqësues të shoqërisë civile nëse keni mundësi, vullnet dhe përgjegjshmëri, celularët, aparate fotografike dhe kamerat e shikoni në mjaft zona të Shqipërisë. Shkoni në qarkun e Gjirokastrës, shkoni edhe në qarqe të tjera”,- deklaron ai.

Nënkryetari i LSI-së sulmon Policinë e Shtetit, duke e konsideriar si të kapur nga trafiqet e paligjshme dhe krimi i organizuar.

“Pra në vend të merret me këtë kjo polici e kapur kokë e këmbë nga trafiqet dhe krimi, a e di se çfarë bën kjo? Sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë me police të shtetit, që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve”,- shprehet Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here