Kampionati Botëror i Arteve Marciale,Pogradeci merr 13 medalje

0
164

Me mbështetjen e Bashkisë së Pogradecit, ekipi i qytetit i Arteve Marciale “Pogradeci Kung Fu” mori pjesë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Selanik të Greqisë me organizimin e federatës së këtij vendi.

Ekipi i Pogradecit u përfaqësua me 9 lojtarë në këtë garë ndërkombëtare në disa disiplina të moshave të ndryshme duke arritur një rezultat historik.

Në përfundim të kampionatit, garuesit pogradecarë fituan 9 medalje ari, 3 medalje argjendi dhe një medalje bronxi.

Trajneri i ekipit të Pogradecit, Dritan Lushka u shpreh se ky rezultat erdhi pas një stërvitje të gjatë dhe serioze të talenteve të qytetit.

“Morëm një rezultat historik dhe kjo falë talenteve që kemi në ekip. Falenderojmë Bashkinë e Pogradecit që mundësoi pjesëmarrjen tonë në këtë kampionat duke ia shpërblyer me 13 medalje dhe ngritjen e flamurit shqiptar. Ishte krenari të dëgjoje himnin shqiptar 9 herë në podium në prani të qindra”.

13315695_1094527403942451_303751528541848943_n 13327460_1094527330609125_963811344458906546_n 13332820_1094527333942458_2336672903232456202_n 13244792_1094527327275792_1375069836130019490_n 13260240_1094527447275780_2810639059668971572_n 13265952_1094527407275784_7191020437207246321_n 13265963_1094527410609117_5760021512489251992_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here