Halleraker, për luftën në Siri: Duhet zgjidhje politike

0
156

“Lufta në Siri është në vitin e gjashtë dhe Assad, është përgjegjës për gjakderdhjen e tmerrshme që ka ndodhur. Vetëm një zgjidhje politike mund t’i japë një fund të vërtetë dhe të qëndrueshëm konfliktit në Siri”. Kështu u shpreh raportuesi i përkohshëm norvegjez Oeyvind Halleraker, i cili paraqiti mesditën e së shtunës gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, draft raportin për “Sigurinë e Gjirit” të Nën-Komitetit për Marrëdhënie Transatlantike. Halleraker tha se kriza e emigrantëve ka sjellë destabilitet për disa vende. Ndërsa vuri në dukje se në këtë fazë shtetet e Gjirit Persik me pasuritë e tyre sovrane mund të kenë një rol të rëndësishëm në rindërtimin e Sirisë, pasi të ketë përfunduar konflikti. NATO vijoi raportuesi norvegjez, duhet të punoj me partnerët e Gjirit për të luftuar organizatat terroriste. “Aleatët e NATO-s nuk bien dakord për shumë gjëra me Iranin, i cili duhet t’i përmbahet marrëveshjes dhe kufizimeve për programet bërthamore”-tha ai duke u ndalur në faktin se, “programi Iranit për raketat është i jashtëligjshëm”. Halleraker apeloi se duhet një përgjigje e bashkërenduar mes vendeve kundër sulmeve terroriste dhe situatave destabilizuese në Lindjen e Mesme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here