Britani – Vdes në burg shqiptari i dënuar për tri vrasje në Shqipëri në 1997

0
237

Një i burgosur shqiptar gjeti vdekjen gjatë ditës së sotme në Britani.

Shqiptari Ndriçim Sadushi sipas medieve britanike pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua menjëherë në spital, ku ndërroi jetë dy orë më vonë. 43-vjeçari kishte një histori të gjatë me depresionin sipas medieve vendase.

Ai ndodhej në arrati prej më shumë se 15 vjetësh, ndërsa është shpallur fajtor për tri vrasje dhe një tentativë vrasjeje në Shqipëri në vitin 1997.

Ai ka tentuar në janar të vitit të shkuar të vetëvritej, por që u shpëtua nga mjekët. Humbjet e përsëritura të gjakut shkaktojnë pakësim të oksigjenit në tru dhe dëmtojnë organet dhe kjo mund të jetë një nga arsyet e arrestit kardiak. Ai u arrestua në vitin 2012.

Kur doli përpara gjykatës në vitin 2013, ai deklaroi se nuk e dinte ditëlindjen e tij. Sadushi ishte një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë.

Në Itali, ai kërkohej nga Interpoli ndërsa ishte shpallur fajtor për trafik droge dhe kontrollin e prostitucionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here