17 shqiptarë me jaht luksoz drejt Britanisë, arrestohet pronari

0
147

17 shqiptarë janë ndaluar nga autoritetet britanike pas përpjekjeve të tyre për të hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin ishullor.

Shqiptarët po shkonin me një jaht atje. Autoritetet britanike kanë arrestuar pronarin e mjetit lundrues, Stephen Jackson, 50 vjeç, i cili u prangon bashkë me klandestinët shqiptarë.

Agjencia kombëtare kundër krimit ka zbuluar se shqiptarët kishin paguar 13.500 paund për të arritur në Britani. Pas kontrolleve ajrore me helikopter, marina gjeti gjatë natës jahtin me 17 persona në bord.  Burri është mbajtur në paraburgim dhe do të dalë përpara gjykatës më 24 qershor.

Gjithashtu, edhe shqiptarët do të qëndrojnë në paraburgim në pritje të largimit të tyre nga Britania e Madhe. Tetë prej tyre do të qëndrojnë tetë javë në burg, ndërsa një tjetër me 16 javë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here