BE paralajmëron bisedime në nivel Kryeministrash mes Kosovës dhe Serbisë

0
139

Në Bruksel ka vazhduar dialogu në nivel teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Shërbimi i veprimit të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Ditën e parë të dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është diskutuar kryesisht për zbatimin e disa marrëveshjeve të arritura më parë.

Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se së pari duhet të hiqen institucionet paralele të Serbisë në Kosovë, e pastaj mund të vazhdohet me punën e formimit të Asociacionit të Komunave me shumcië serbe.

Ajo poashtu ka thënë se duhet të hiqet bllokada e Serbisë për prefiksin ndërkombëtarë të telefonisë për Kosovën dhe të nis sa më parë distrubucioni i pavarur i energjisë.

Marko Gjuriq ka thënë se për Serbinë është e paarsyetueshme se pse nuk po formohet ajo që ata e quajnë “Bashkësi të Komunave Serbe”. Ai ka thënë se pos kësaj është diskutuar edhe për regjistrimin e kompanive të Serbisë në fushën e telekomunikimit në Kosovë, si dhe për implikimet që do të ketë për qytetarët e Kosovës me pasaporta të Serbisë liberalizimi i paralajmëruar i vizave.

Në BE nuk fshehin pakënaqësinë për mos zbatimin e një varg marrëveshjeve të arritura në dialog, por nuk duan të përfshihen në lojën e hudhjes së fajit që Beogradi dhe Prishtina i bëjnë njëri tjetrit.

Zyrtarë të BE-së thonë se pakënaqsitë e tyre për ngecjen në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut ia kanë pëcjellur palëve në disa takime që kanë pasur, përfshirë edhe gjatë vizitës së fundit që Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogherini, ka pasur në Prishtinë.

Burimet diplomatike në BE paralajëmrojnë se sapo të krijohet qeveria e re në Serbi, do të bëhen përpjekje që sa më parë të zhvillohet edhe një dialog në nivel të kryeminitsrave, në mënyrë që të lëvizin gjërat rreth implementimit të marrëveshjeve. (REL)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here