I shpallur në kërkim prej tre vitesh, dorëzohet ish-drejtori i Policisë Jaeld Çela, Artan Hoxha jep detajet e para…

0
209

Gazetari Artan Hoxha ka dhene detaje te reja ne Abc News per sa i perket vetedorezimit te ish drejtorit te Policise Vlore.

Hoxha deklaron se ish-drejtori ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij në momentin kur është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Hoxha tha se ai ka ecur i pashqetësuar drejt dyerve të kësaj godine.

Ai theksoi se dorëzimi i tij në këtë fazë të gjykimit pritet të lehtësojë edhe dënimin e tij.

 

“Pas gati tre vitesh në kërkim Çela i cili ka pasur disa detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit, kam mësuar se para pak minutash është paraqitur vetë në Policinë e Tiranës. Është shpallur në kërkim në nëntor të 2017. Së bashku me Tahirin dhe Habilajn.

Çela ka qenë në kërkim, ndërkohë në Shkallën e Parë është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre. Është i vetmi zyrtar i policisë, dënimi i të cilit nuk u bë në shërbim prove por me burg.

Dorëzimi i Çelës është një rrethanë lehtësuese për të. Dorëzimi i tij është bërë vullnetarisht, i shoqëruar nga avokati i tij.

Është vënë në dispozicion të gjykimit, në të njëjtin proces ku po gjykohet edhe Tahiri”, tha Artan Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here