Rama takohet me Metën në Kryesinë e Kuvendit

0
147

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta janë takuar paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit, një takim ky i përjavshëm mes ky krerëve të koalicionit qeverisës.   Takimi i së mërkurës zhvillohet çdo javë mes Ramës dhe Metës, një ditë para seancës parlamentare. Ashtu siç ka ndodhur edhe herët e tjera, ka qenë Kryeministri Rama që ka shkuar në zyrën e aleatit të tij Ilir Meta.   Theksojmë se gjatë javës së kaluar, kur edhe Meta ka qenë në SHBA, ka patur sulme të ministrave e deputetëve të LSI ndaj PS për çështje të ndryshme.   Po kështu, edhe deputeti i PS Braçe në mbledhjen e grupit shprehu pakënaqësinë për këto sulme nga LSI. Nuk dihet nëse këto pakënaqësi brenda koalicionit janë diskutuar mes Ramës dhe Metës ditën e sotme. Asnjëri prej tyre nuk u prenoncua për mediat pas përfundimit të takimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here