Partizani përmbys Tiranën, Shehi fiton derbin e parë në stolin e kuq

0
161

Partizani ka mundur 2-1 Tiranën në derbin e 173 në historinë e dy prej skuadrave më të titulluara në vend.

Të kuqtë ngjiten në kuotën e 40 pikë dhe vendosin bardheblutë në pozita të vështira sa i përket pjesëmarrjes në “Final 4”. Bardheblutë mbeten në kuotën e 34 pikëve në vendin e katërt, por Dinamo e vendit të pestë ka dy ndeshje më pak për momentin dhe është vetëm 3 pikë larg. Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës u bë mjaft emocionuese, teksa serinë e golave e hapi skuadra e Tiranës pas një kundërsulmi me Abazajn dhe Latifin në minutën e….

Abazaj tentoi portën, por topi i pritur nga portieri Hoxha shkoi tek Latifi që nuk fali. Por Partizani nuk u dorëzua dhe në minutën e 30-të barazoi shifrat me Skukën, pas një penalltie të fituar nga Skuka. Portieri i Tiranës, Abdullahu, gaboi në largimin e një topi në zonë dhe pastaj shkaktoi faull kundër Skukës. Gjyqtari Feratajn nuk pati dyshime dhe akordoi 11-metërsh, të cilin po Skuka e shndërroi në gol. Në minutën e 420të ishte sërish Partizani që shënoi duke përmbnysur rezultatin me golin e Carës. Në minutën e 68-të Lushkja gjuajti shtyllën, por kaq nuk mjaftoi që Tirana të barazonte, ndonëse u përpoq. Të pranishëm ishin afro 13 mijë tifozë në “Air Albania”. Ndërkaq, ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Teutës dhe Kukësit u mbyll me fitoren minimale të durrsakëve, pas një goli të shënuar nga Peposhi me penallti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here