A na limitojne konceptet tona?

0
176
Zbulo 5 fusha nga vijne konceptet/mendimet tona

Cfare eshte nje koncept/mendim/ besim?

Eshte nje ndjenje sigurie, pra ti ndihesh i sigurt per kuptimin ose domethenien e dickaje. Konceptet krijojne hartat qe na udheheqin drejt qellimeve tona dhe na japin forcen per te vepruar. Problemi eshte se shumica e koncepteve jane pergjithesime te se shkuares tone, bazuar ne intepretimin e eksperiencave tona te dhimbshme ose te bukura. Shpesh ne jemi te pandergjegjshem per konceptet tona dhe si ato ndikojne ne zgjedhjet dhe veprimet tona. Konceptet limituese mund te na largojne nga gjerat qe duam dhe konceptet fuqizuese mund te na cojne drejt jetes qe ne duam te jetojme. Cila eshte nje deshire qe ke dashur ta arrish por sja ke dale akoma? Pse nuk ja ke dale? Pavaresisht arsyes qe mund te jepni, ne rrenjet nje deshire te parealizuar ekziston gjithnje nje koncept limitues.

Psh: -Dua te kem nje partnere per ne ndertuar jeten (deshira) dhe: nuk kane ngelur me goca/cuna te mire… (besim limitues) ose mua sme ecen shume me gocat/cunat (besim limitues).

Leket i duam te gjithe por disa krijojne koncepte limituese te tilla si: Me shume lek= me shume halle, ose: I pasur= i keq,

Hapi i pare per te zevendesuar konceptet e vjerta limituese me koncepte te reja jolimituese eshte te kuptojme si dhe ku i kemi krijuar keto koncepte limituese:

 

Ambienti
Cliroje veten nga “tregimi” qe i themi vetes, qe ti je produkt i mjedisit. Martim Luther King, Nelson Mandela apo se fundmi Malala dhe shume te tjere si keta qe ndoshta sdo jua mesojme kurre emrin, vendosen qe ambienti te mos diktoje kush ata ishin apo cfare duhet te besonin. Megjithese rrethanat nganjehere mund te jene te veshtira, secili nga ne ka fuqine te zgjedhe cfare te besoje ne menyre qe te behet “kapiteni i jetes se tij.”
Ngjarjet
Dita qe u martove. Dita kur lindi femija yt. Ajo arritje e madhe. Dita kur bere aksident. Apo kur u ndave nga partneri yt ne ate forme. Vdekja e nje njeriu te dashur. Ngjarjet kane impakt te fuqishem ne jeten tone,duke krijuar besime dhe koncepte, shpesh ne menyre te pandergjegjshme, te cilat ndikojne ne menyren si shikojme jeten tone ose boten ne teresi. Te kujtohet ndonje ngjarje qe ka ndikuar tek ty ne nje menyre pozitive ose negative?
Njohurite
Njohuria ne vetvete nuk eshte “pushtet” (sic shpesh e degjojme). Njohurite jane thjesht potencial per “pushtet”. Njohurite e APLIKUARA jane nje mjet qe mund te rrezojne muret e krijuara nga koncepte apo besime limituese. Ne duhet te jemi nxenes gjate gjithe jetes tone. Vere veten prane njerezve qe dine me shume se ti. Modelo me te mirin dhe meso nga eksperienca e tyre dhe mund te krijosh besimin dhe konceptet qe do te shtyjne drejt suksesit.
Rezultatet E Kaluara
Te gjithe ne krijojme koncepte mbi bazen e arritjeve ose deshtimeve ne te shkuaren. Por rezultetet ne te shkuaren jo domosdoshmerisht jane te njejta ne te ardhmen. Nderto siguri dhe vetebesim duke ndertuar sukses, qofshin dhe suksese te vogla. Nenvijezo rezultatet pozitive ne menyre qe te ndihmojne te besosh se ti mund ta arrish ate qe do.

Vizioni Per Te Ardhmen
Ashtu si eksperiencat ne te shkuaren, edhe eksperiencat e imagjnuara ne te ardhmen ndikojne mbi konceptet dhe besimin se cfare eshte e mundur dhe cfare jo. Eshte absolutisht e rendesishme qe ti te krijosh nje te ardhme te ndritur. Askush tjeter nuk mund ta beje kete per ty… Ushqeje veten tende me nje vizion te suksesshem duke i kushtuar disa minuta vizualizimit te suksesit tend. Dhe behu me imponues duke shkruajtur ne leter arsyet pse eshte e DOMOSDOSHME per ty ta arrish objektivin tend. Imagjino si do te ndiheshe sikur kjo te ishte e ardhmja jote. Dhe vepro…/standard.al

*burimi:psikoterapitirana

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here