Gjirokatër/ Humb jetën tragjikisht, makina përplaset me shtyllën e betonit

0
142
Një person ka humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Gjirokastër.

Pak pas mesnatës së lënë pas, në fshatin Fllomo, njësia administrative Poliçan, 38- vjeçari F.M., duke drejtuar mjetin tip “Mitsubish”, me targa MEA 2578, si rezultat i humbjes së kontrollit ka goditur një shtyllë betoni.

Për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here