Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Haxhi Giu, akuzohet për korrupsion pasiv

0
125

Prokurori i Krujës,  Haxhi Giu dënohet nga Gjykata e krimeve të Rënda për veprën penale të korrupsionit pasiv. Pas disa seancash gjyqësore dhe pas pranimit të gjykimit të shkurtuar, Haxhi Giu, i cili nuk u paraqit asnjëherë në sallën e gjyqit, përfitoi edh enjë ulje dënimi. Ai u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet e katër muaj burg. Ish- prokurori u arrestua për korrupsion me marrjen e ryshfetit prej 29 mijë euro. Giu akuzohet për korrupsion të funksionarëve të lartë të drejtësisë. Ai njihet edhe si hetuesi i vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1998. Një nga provat kryesore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Haxhi Giun mësohet se janë përgjimet telefonike. Regjistrimi i bisedave ka nisur për shtetasin Paulin Shpori, i arrestuar për trafik droge në vitin 2014. I burgosuri është përgjuar teksa fliste me vëllanë e tij, Aleks Shpori. Mësohet se kanë qenë thëniet e Aleks Shporit ato që kanë zbuluar implikimin e prokurorit në çështjen penale. Vëllai gjatë bisedave i shpjegonte të arrestuarit përpjekjet që po bënte për t’i mundësuar lehtësimin e akuzës dhe të dënimit pas kapjes me drogë të Paulin Shporit. Pikërisht në këto biseda mësohet se janë përmendur takimet me prokurorin Haxhi Giu dhe më pas shuma që i është ofruar atij prej 29 mijë eurosh. Gjatë gjykimit ish-prokurori ka kundërshtuar akuzën duke pretenduar se paratë që janë mbyllur në pikën e këmbimit valutor kanë qenë për blerejen e një makine. Kohët e fundit janë bërë të shpeshta rastet kur gjyqtarë, prokurorë e oficer të policisë gjyqësore kanë rënë në prangat e policisë. Kjo pas kronikave investigative që kanë bërë televizione të ndryshme. Pak ditë më parë në prangat e policisë ra një prej gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha. Në pranga ka rënë edhe kryebashkiaku i Dibrës, edhe ky për korrupsion pasiv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here