Nesër raporti i fundit i OKB-së për Kosovën, ja çfarë përmban ai

0
146

Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon në raportin e tij të fundit mbi punën e UNMIK-ut dhe gjendjes në Kosovë ka shprehur shqetësim rreth zbatimit të ngadalshëm të marrëveshjeve të arritura në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ban ka thënë se Kosova ka ende shumë për të bërë që të promovojë tolerancë më të madhe dhe pajtimin në mes të komuniteteve, kjo për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, si dhe për të lehtësuar kthimin e personave të zhvendosur, duke mbështetur të drejtat e tyre pronësore dhe mbrojtjen e traditave fetare, raporton Tanjug.

Raporti, i cili mbulon periudhën nga 16 janari deri më 15 prill të këtij viti, do të paraqitet nesër në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i është kushtuar Kosovës. Ban ka përshëndetur punën dhe përkushtimin e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij ato duhet të arrin  zbatim të plotë të marrëveshjeve, transmeton Indeksonline.

“Megjithatë, më shqetësim vërehet ritmi i ngadalshëm i zbatimit të marrëveshjeve në 12 muajt e fundit dhe unë shpresoj se do të merren hapa pozitive edhe nga ndërmjetësuesit e BE-së. Shpresoj shumë në përpjekje të fuqishme për të përfunduar hapat e mbetura dhe zgjidhjen e çështjeve të tjera në të ardhmen shumë të afërt”, ka thënë Ban.

Duke përshëndetur zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se shpreson t’i arrin gjitha premtimet e rëndësishme që ai i paraqiti në fjalimin e tij inaugurues.

Tensionet gjatë procesit zgjedhor në Kuvendin e Kosovës, si dhe për bojkotin e opozitës thotë së të gjitha institucionet kosovare të behën demokratike dhe të jenë çdoherë aktive për nevojat dhe aspiratat e popullit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Në të njëjtën kohë, dhuna në çdo formë mbetet mjete i papranueshëm i shprehjes së pikëpamjeve politike, Ban bëri apel për të gjithë liderët e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi kur të diskutojnë çështjet të ngutshme.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përshëndeti ngritjen e dhomës së veçantë dhe zyrës së prokurorisë speciale dhe përgëzoi autoritetet e Kosovës për ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes me Holandën.

“Ky proces është një hap i rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, si dhe një mundësi historike për të kontribuar në shërimin e plagëve të konfliktit”, ka thënë Ban.

Duke kujtuar raportet e mëparshme të korrupsionit, Ban ka përsëritur se Kosova vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit, sidomos kur bëhet fjalë për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

Sipas tij, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, duke përfshirë UNMIK-ut dhe organeve të tjera të OKB-së në Kosovës është ende e nevojshme.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, falënderoi stafin e UNMIK-ut dhe Përfaqësuesit special të e sidomos Zahir Tanin për përpjekjet e vazhdueshme për të arritur stabilizimin e mëtejshëm dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. /Indeksonline/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here