Goditja në tru/ Këto shenja mos i injoroni asnjëherë,janë sinjale paralajmëruese

0
135

Goditja në tru është shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Ajo shkaktohet nga mpiksja e gjakut ose rrjedhja e gjakut në tru dhe mund të çojë në paaftësi afatgjatë. Në shumicën e rasteve ndodh në njerëzit e moshës mbi 45 vjeç.

Është shumë e rëndësishme të dihen shkaqet e kësaj sëmundje për të parandaluar pasojat e rënda që ajo sjell (mund të çojë deri në vdekje nëse nuk merren masa që në fillim). Këto janë disa shenjat paralajmëruese të goditjeve në tru:

Mpirje të papritur të muskujve të krahëve, këmbëve dhe fytyrës.

Ndonjëherë pacientët mund të paralizohen krejtësisht dhe nuk mund të luajnë as duart.

Çrregullim i të folurit dhe pamundësi për të kuptuar të tjerët. Pacienti nuk arrin të nxjerrë fjalët dhe është konfuz, nuk arrin t’i kuptojë të tjerët.

Probleme me shikimin, sidomos tek njëri sy.

Probleme me shqisat, si me të prekurit, të shijuarit, të dëgjuarit etj.

Humbje e baraspeshës dhe kontrollit, e shoqëruar me të përziera, temperaturë ose humbje të menjëhershme të vetëdijes.

Zakonisht pacientët që kanë pësuar goditje në tru nuk mund të ecin apo të qëndrojnë në këmbë.

Humbje të refleksit.

Dhimbje të papritura të kokës (që vijnë pa asnjë shkak). Mund të shoqrëhohen me humbje të menjëhershme të vetëdijes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here