Botohen në Francë mbi 1700 mbishkrime antike greke, u zbuluan në Shqipëri

0
154

Në territoret shqiptare janë zbuluar mbi 1700 mbishkrime në greqishten e vjetër, të cilat janë botuar në katër vëllime në Francë, të cilat përbëjnë një korpus. Vëllimi i parë i këtij korpusi është botuar në vitin 1995 por i katërti dhe i fundit u publikuan në Francë. “Shqipëria antike e zbuluar nëpërmjet mbishkrimeve në greqishten e vjetër”, titullohet libri me autorë francezin Pierre Cabanes dhe studiuesin shqiptar Faik Drini. Aktiviteti ishte një bashkëpunim I Ambasadës Franceze në Tiranë, Muzeut Historik ombëtar dhe Institutit të Arkeologjisë.Promovimi  u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar. Drejtori i Institutiit të Arkeologjisë Luan Përzhita në fjalën e hapjes së këtij aktiviteti vlerësoi punën e dy profesorëve duke vlerësuar njëkohësisht dhe 90 vitet e bashkëpunimit të arkeologëve shqiptarë me ata francezë. Melsi Labi, Drejtor i Muzeut, gjatë fjalës së përshëndetjes së tij tha se ky është një libër që më së miri i takon ta nisi jehonën e tij akademike nga mjediset e Muzeut Hiastorik Kombëtar, si një aktor që merr rëndësi të veçantë në të tilla evenimente. Ai u shpreh se burimet dokumentare të historisë antike të vendit tonë janë relativisht të pakta, dhe me anën e mbishkrimeve antike të shkruara në greqishten e vjetër ndriçohet periudha e antikitetit.”Mund të them se burimet dokumentare të historisë antike të vendit tonë janë relativisht të pakta, si rrjedhojë e rrethanave historike nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar,prandaj me anën e mbishkrimeve antike të shkruara në greqishten e vjetër ndriçohet as sa mundet periudha e antikitetit. Përsa i përket materialit një pjesë e mbishkrimeve kanë shkruar mbi pllaka guri,mbi pllaka bronzi mbi metale të ndryshme etj. Materiali epigrafik me kalimin e shekujve ka ardhur duke u pakësuar. Për këtë kanë influencuar edhe pakujdesia njerëzore.” Autori i librit Pierre Cabanes pohoi se 1700 mbishkrimet janë gjetur në një sërë qytetesh antike si Amantia, Butrinti, Finiqi, Antigonea, etj.” Greqishtja ka qenë një gjuhë zotëruese në rajon, por kjo nuk donte të thoshte se të gjithë flisnin greqisht, pasi pikërisht në këto mbishkrime gjejmë të dhëna të dokumentuara se popujt e tjerë, ku lexohet shpesh edhe fjala vendasit, përdornin gjuhën e tyre që mund të ishte vetëm e folur’ tha ai. Sipas Prof. Faik Drinit, informacione autentike që gjenden në këtë libër janë një domosdoshmëri për historianët dhe studiuesit e antikitetit, për të zbuluar të vërtetat shkencore dhe historike./ I.Meçe

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here