Korabi nuk luan sezonin tjetër në stadiumin e tij, Tirana apelon dënimin për tifozët

0
147

Skuadra nga Peshkopia edhe pse sezonin tjetër mund të luaj superiore ndeshjet do ti luaj në një impiant tjetër sportiv

 

Komisioni i Disiplinës publikoi dje vendimet për fundjavën futbollistike në vend, ku spikasin dënimet për ngjarjet e dhunës së ndodhura në Kategorinë e Parë por dhe në në derbin e fundit të kryeqytetit. Skuadra e Korabit, e cila vitin e ardhshëm me shumë gjasa  do të luajë në Superiore nuk do t’i zhvillojë ndeshjet e saj në stadiumin e qytetit të Peshkopisë, pasi është dënuar që sezonin 2016/2017 ta luajë të gjitha ndeshjet në një tjetër impiant, ndërkohë që zyrtarët e klubit të Kastriotit Gazmend dhe Alban Vogli sipas Disiplinës, për nxitje të akteve të dhunës janë ndaluar të hyjnë në stadium për një periudhë 12 mujore dhe gjithashtu ndëshkohen me 150 mijë lek gjobë. Sa i përket dhunës në sfidën tjetër mes Pogradecit dhe Luftëtarit, klubi pogradecar është dënuar të luajë katër ndeshje pa spektatorë, ndërsa zyrtari i klubit Stojku dënohet me dy ndeshje pezullim, ndërsa Altin Prifti dhe Elton Kllogjori me 10 ndeshje pezullim. Futbollistët Zgurdo dhe Shkulaku për goditje të kundërshtarit me 6 ndeshje pezullim. Vendimi më i rëndë megjithatë i takon futbollistit të Tiranës, Gentjan Muca, që është dënuar për nxitje publikisht të urrejtjes është dënuar me 12 muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet bazuar në nenin 52/1 të Kodit të Drejtësisë Sportive. Gjtihashtu në Kategorinë e Dytë, klubi i Kevitanit është përjeshtuar nga të gjitha aktivitet në sezonin 2016/2017, ndërsa futbollistët e kësaj skuadre Vata, Hajdari, Pjetri, Rapo dhe Hyseni janë pezulluar për 36 muaj nga të gjitha aktivitetet.

 

Tirana apelon vendimin e komisionit

 

Dënimi me 8 ndeshje pa tifozë, pas ngjarjeve në derbin me Partizanin, vuri në lëvizje klubin e Tiranës. Bardheblutë dorëzuan një ankimim zyrtar në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku kërkojnë ndryshimin e masës ndëshkimore në Komisionin e Apelit. Në vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës, 24 herë kampionët u dënuan për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të klubit kundërshtar dhe për sjelljen e gabuar të tifozëve. Por, në argumentin ligjor të përdorur nga Tirana theksohet se dënimi i dhënë nuk është aspak i drejtë dhe duhet rishikuar. Klubi kryeqytetas pretendon se për ngjarjet e mbrëmjes së 4 Majit nuk duhet dhënë dënim kolektiv. Bardheblutë kanë dalë në mbrojtje të mbështetësve, duke kërkuar në rrugë formale, por edhe publikisht, që tifozët të cilët nuk janë fajtorë për gjithçka ndodhi pas derbit me Partizanit, të mos privohen nga mundësia për të ndjekur skuadrën e zemrës. Tifozët e Tiranës u kthyen në stadium në mbështetje të ekipit, në mesin e Prillit, pas bojkotit që zgjati më tepër se një muaj, prej paraqitjeve të dobta të skuadrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here