Vetëdorëzohet autori/ Pronari italian nuk i paguan dhe vret dy punëtorët shqiptarë

0
148

viktimeNjë italian ka vrarë dy shqiptarë nga Kosova, të cilët ishin punësuar pranë biznesit të tij. Italiani i identifikuar si Gianluca Ciferri, 48 vjeç, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, ka qëlluar për vdekje dy shqiptarë nga Kosova në Fermano të Italisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se viktimat janë Valdet Avdyli, 26 vjeç, dhe Nexhmedin Mustafa, 38 vjeç. Mësohet se ka qenë vetë autori i vrasjes ai që ka njoftuar policinë dhe ambulancën, por dy shqiptarët humbën jetën, para se ambulanca të mbërrinte në vendngjarje.

Sipas pronarit italian, i cili u vetëdorëzua në polici, dy të rinjtë e kishin ndalur në rrugë dhe kishin nisur të debatonin për çështje parash, por situata u përkeqësua, duke degraduar në përdorimin e armës. Nga hetimet paraprake, mësohet se dy shqiptarët ishin punësuar te kompania e vrasësit, një biznes veshjesh, “Gianluca Ciferri Movimento Terra” me seli te vila e tij në rrugën “Monte Pacini” në lokalitetin Molino Xhirola të rajonit italian Askoli. Viktimat, të cilët ishin emigrantë të ligjshëm në Itali, me banim në Fermo, mësohet se pasi ishin pushuar nga puna prej italianit, e kishin hedhur atë në gjyq dhe kishin kërkuar që të paguheshin për periudhën që kishin punuar. Dje paradite, në orën 11:00, ata kanë shkuar në banesën-biznes të italianit, duke i kërkuar që të shlyente paratë. Në këtë moment ka nisur një debat mes tyre dhe befas, italiani ka nxjerrë një pistoletë që e kishte me leje dhe ka hapur zjarr, duke u marrë jetën dy shqiptarëve. Policia tha se autori i dyshuar u dorëzua pa rezistencë. Megjithatë, është raportuar se po vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të ngjarjes në fjalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency