Rikthehet komedia “Të gjithë me huqe”, mungon Roland Trebicka

0
159

Komedia ngjitet në skenë pas 7 vitesh si homazh për aktorin e ndjerë

 

Komedia po ashtu ngjit në skenë Viktor Zhustin, Elia Zaharia, Rajmonda Bulku, Genci Fuga, Eriona Kakeli, Lulzim Zeqja, Arjola Basho.

 

Një homazh në kujtim të aktorit të ndjerë dhe artistit të merituar Roland Trebicka vjen në 7 prill në Teatrin Kame. Komedia “Të gjithë me huqe”  e shkruar  nga Laurent Baffie dhe që vihet në skenë nga Gëzim Kame dhe trupa e aktorëve: Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Genci Fuga, Eriona Kakeli, Elia Zaharia, Lulzim Zeqja, Arjola Basho. Kjo shfaje rikthet në 10 vjetorin e krijimit të Teatrit Kame. Regjisori Gëzim Kame e rikthen komedinë në skenë me të njëjtën kast aktorësh që e ngjiti edhe prill të vitit 2009 kur aktori i mirënjohur i komedisë Roland Trebicka u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar në rolin e pacientit në komedinë “Të gjithë kanë huqe”.  Sot shtatë vite më pas, kur aktori ka katër vjet që është ndarë nga jeta, regjisori Gëzim Kame ka zgjedhur ta rikthejë në skenë këtë vepër, si një homazh për Roland Trebickën. Risia e këtij rikthmi është edhe ngjitja në skenë e kësaj të aktorit Viktor Zhusti pas 20 vitesh mungesë, aktoret Elia Zaharia dhe Erjona Kakeli. Vetë Trebicka e quante ‘ngjarje’ rikthimin e mikut të tij. Tashmë Zhusti do të ngjitet sërish në rolin e doktorit në këtë vepër, por pa kolegun e shtatë viteve më parë, Roland Trebickën. Mësohet se në rolin e doktorit rikthehet sërish Viktor Zhusti, ndërsa në rolin e pacientëve aktorët: Rajmonda Bulku, Olta Daku, Genc Fuga, Ermela Teli. Doktor Sterni është specialisti më i njohur, në rang botëror, që trajton rastet e të “sëmurëve” me ide fikse apo TOC. Duke qenë i përmasave ndërkombëtare, neuropsikiatri zhvillon konsulta në Francë, çdo dy apo tre vjet dhe si rrjedhojë ai nuk ka mundësi të vizitojë të njëjtin pacient dy herë. Kështu që në të njëjtin kabinet ndeshen njerëz që vuajnë nga paranoja nga më të ndryshmet, sigurisht të shkaktuara nga shqetësimet e përditshme. Duke qenë një temë tepër e prekshme, shfaqja pati një sukses të menjëhershëm dhe vazhdon të jetë në repertorin, jo vetëm të teatrit parisien, por po qarkullon edhe në shumë skena të huaja, ku dramaturgu preferon t’i ndjekë vetë shndërrimet e veprës së tij. Mësohet se në premirën e kësaj komedie do të jetë i pranishëm edhe kryeminsitri Edi Ram dhe personalete të tjerë të trupit diplomatik dhe politikës. Komedia do të vijë në skenë nga Teater Kame në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim  Spahivogli”.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here