Meta: S’patëm asnjë ftesë serioze për koalicion nga PS, por

0
193

Kreu i Kuvendit, njëkohësisht president i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘Neës24’ ku ka folur për aktualitetin politik, zgjedhjet e 25 qershorit si dhe marrëveshjen Rama-Basha.

 

 

I pyetur nëse LSI ka pasur ftesë për koalicion, Meta tha se nuk ka pasur asnjë ftesë serioze, por vetëm ngacmime.

“Asnjë ftesë serioze vetëm ngacmim. LSI ka qenë e qartë se do shprehet për koalicion pasi të përfundojë mandati dhe reforma zgjedhore. Bilanci nuk u bë për shkak të zhvillimeve”- tha Meta.

Ndër të tjera presidenti i zgjedhur u shpreh se LSI është me e favorizuar me marrëveshjen aktuale Rama-Basha.

“Ju nuk keni dëgjuar ndonjëherë për refuzim. Ky nuk përben asnjë shqetësim për ne. Me marrëveshjen aktuale LSI është me e favorizuar. Nuk ka pasur asnjë ftesë dhe LSI nuk ka pasur asnjë refuzim për koalicione”- tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here