Bregu për vdekjen e foshnjën/Krijoni një Shërbim Emergjent dhe do të shpëtoni më shumë jetë fëmijësh

0
35

 

brrDeputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, bën diversitet me qeverinë duke marrë shkas nga vdekja e foshnjës 3-muajshe në periferi të Tiranës. Deputetja e PD-së, Bregu, nëpërmjet statusit të saj Facebook pasditen e së hënës, shprehet se “nuk vdiq nga i ftohti foshnja 3-muajshe sot në periferi të Tiranës, por nga mungesa e një kulmi mbi kokë. Nga papërgjegjshmëria dhe rehatia e ngrohtë e këtyre që jo vetem paguhen për të ofruar mbrojtjen sociale, por të një pushteti qendror e lokal bashkë. Fëmija vdiq nga indiferenca totale e qeverise për realitetin ne te cilën jetojnë familjet e varfra dhe rome në këtë vend si qenie të padukshme!” “100 mijë fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme në Shqipëri, shprehet Bregu, duke sugjeruar se “ministri i Mirëqenies Sociale, ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Bashkisë, duhet të ngrenë një Shërbim Emergjent të lëvizshëm këto ditë, e shihni sa të pastrehë fëmijë e të rritur të çfarëdo moshe jetojnë në mëshirë të Zotit rrugëve. Krijoni një Shërbim Emergjent dhe do shpëtoni me shumë se sa premtoni! Kemi ndonjë emergjencë tjetër më të madhe se kjo?!”, – shprehet Bregu.