Ramën e kundërshton edhe Kozeta Angjeliu: Shembja e “Qemal Stafës” kundra ligjit

0
153

Ka qenë i madh debati që ka provokuar projekti i stadiumit “Arena Kombëtare” që do të ngrihet mbi rrënojat e “Qemal Stafës”.

Kanë qenë të shumtë ata që e kanë kundërshtuar projektin, jo vetëm për mënyrën se si do të ndërtohet, por edhe për kullën dhe ambientet e shumta tregtare të këtij stadiumi.

Ai që e ka mbrojtur projektin e stadiumit me fanatizëm është vetë kryeministri Rama që nuk ngurroi t’i quajë “qorra” ata që nuk shihnin se si do të ruhej edhe fasada e konsideruar “monument kulture”.  Kryeministrin Rama po e kundërshtojnë edhe nga “radhët e veta”.

Pengesa e radhës është bërë Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore, Kozeta Angjeliu.

Ajo refuzon të nënshkruajë marrëveshjen për projektin e “Arenës Kombëtare”, pasi stadiumi “Qemal Stafa” është në listën e Monumenteve të Kulturës.

Drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore ka kërkuar që të shfuqizohet në Kuvend ligji që e përcakton stadiumin si monument kulture, në të kundërt ajo nuk mund të firmosë për shembjen pasi e ndalon ligji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here