Itali/ Arrestohet ish-boksieri i njohur, po përgatiste sulme terroriste

0
161

Policia  italiane ka ndërmarrë një operacion [për vënien në pranga të një grupi prej 6 personash të cilët konsiderohen si celulë xhihadiste të cilët po rorganizonin atentate terroriste në Romë.

Gjatë ditës së sotme policia ka mundur të arrestojë 4 prej tyre dhe 2 të tjerët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të arrestuarit janë një cift me nënshtetasi italian por me origjinë marokene me 2 fëmijë të moshës 2 e 4 vjeç të cilët i janë besuar gjyshërve të tyre si dhe 2 të rinj po me kombësi marokene. Sipas policisë italiane Abderrahim Moutaharrik së bashku me bashkëshorten e tij Salma Bencharki e rezidentë në Leko të Italisë po përgatiteshin të largoheeshin nga Italia e t’i bashkoheshin luftës së Shtetit Islamik në Siri.

Abderrahim Moutaharrik, është një sportist profesionist, ish-boksier mjaft i njohur në territorin italian.

Të gjithë të arrestuarit janë rezidentë në provincën e Lombardisë e Piemontes.

Dy personat e shpallur në kërkim janë cifti i përbërë nga Alice Brignoli, italiane e konvertuar në Islam me emrin Aishe  e bashkëshorti i saj maroken Mohamed Koraichi. Sipas policisë italiane cifit ishte larguar prej disa muajsh nga territori italian  drejt Sirisë së bashku me 3 fëmijët e tyre.

Nga përgjimet telefonike policia italiane ka vërtetuar qëllimet e këtyre personave për të goditur me një atentat terrorist Romën, përgjatë eventeve të besimtarëve katolikë në Romë.

Ndër 4 personat e arrestuar është dhe një 23 vjecar maroken vëllai i Oussama Khachia, i dëbuar më 2015 nga territori italian e që ka ndërruar jetë në Siri pasi i është bashkuar luftës së Shtetit Islamik.

Kryeministri italian Renzi ka përgëzuar në rrjetet sociale suksesin e operacionit të policisë antiterroriste italiane.

boksieri-1 unnamed unnamed-1 unnamed-2

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here