Rrëfimi tronditës i ushtarit anglez të UÇK-së / Si u hakmora ndaj serbëve që më kryqëzuan gruan dhe fëmijën

0
143

Ish-ushtari britanik i UÇK-­së, në luftën e Koshares, John Harrison, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se si serbët i kanë djegur gruan, e cila ishte 7 muajsh shtatzënë, si edhe dhe vëllezërit e saj 14 dhe 8 vjeç, prindërit dhe gjyshen.

“Katër serbë që jetonin në këtë fshat, të cilët kishin qenë në dasmën time e që e kishin ngrënë bukën me mua në tavolinën e shtëpisë sime, ishin porositur prej Beogradit të më vrisnin familjen, Katerinën, e cila ishte 7 muajshe shtatzënë. Ata e torturuan, e vranë dhe e gozhduan atë në derën kryesore të shtëpisë, i djegën të gjallë dy vëllezërit e saj 14 dhe 8 vjeç, prindërit e saj dhe gjyshen”, ka shkruar ai.

Në Karlovac, apo si të thuash menjëherë jashtë fshatit, shumë afër me frontin e luftës, unë u dashurova në një vajzë të re të quajtur Katerina , ishte viti 1994. Ne u takuam në një klub nateje ku unë isha rojtar. Ne vazhduam bashkë dhe 6 muaj pasi u takuam u martuam….Ne jetuam ne Karlovac dhe me prindërit e saj qëndruam në shtëpi afër frontit….

Sido të jetë, ishte korriku i vitit 1995 koha kur po zhvillohej OLUJA(emri i aksionit ushtarak kroat kundër rebelëve serb në të ashtuquajturën Kraina sipas serbëve, me qendër Kninin) e cila ishte beteja më kryesore dhe më e madhe për territoret kroate dhe, ju mund të imagjinoni se unë asokohe gjendesha në vlugun e luftimeve….

në fakt unë isha dërguar aty 4 javë para operacionit të madh, për të shpartalluar armikun duke i marrë epërsinë në zonat e caktuara. 4 serbë që jetonin në këtë fshat, të cilët kishin qenë në dasmën time e që e kishin ngrënë bukën me mua në tavolinën e shtëpisë sime, ishin porositur prej Beogradit te vrisnin familjen time, Katerinën, e cila ishte 7 muajshe shtatzënë, ata e torturuan, e vranë dhe e gozhduan atë në derën kryesore të shtëpisë, i djegën të gjallë dy vëllezërit e saj 14 dhe 8 vjeç, prindërit e saj dhe gjyshen.

Ata çanë barkun e Katerinës dhe e gozhduan fëmijën tim në derë po ashtu. Dogjën shtëpinë rreth tyre. Derisa ne jetonim në distancë, askush nuk e kishte parë por, unë i kisha vendosur kamerë, për sigurinë e saj dhe të veturës, regjistruesi ishte në podrum të shtëpisë pra i shpëtuar nga zjarri. Unë u ktheva në shtëpi pas 19 ditësh dhe i gjeta.

Mund të imagjinoni sesi më shkatërroi të tërin. Brigada ime ­Brigada e Parë e Gardavemë ka zmbrapsur, e ka raportuar ngjarjen në rrjetin e organizimit më të lartë, mua më kanë tërhequr zvarrë, e kanë pastruar vendin me kujdesin më të madh. Pastaj ata e kanë mbyllur të gjithë zonën, më pas e kanë gjetur regjistruesin dhe i kanë kapur serbët. Brigada ime i ka lidhur ata në pajtueshmëri me ligjin ushtarak në vend dhe, i ka varur.

Muaj më vonë unë fillova të kërkoj mbi “zinxhirin e vrasësve”, zinxhir ky i njerëzve të përfshirë në zbatimin e aksionit….Unë i gjeta. 29 persona, të cilët ishin përfshirë në planifikimin, zbatimin dhe logjistikën e operacionit. Pas luftës, në vitin 1995, më saktësisht në vitin 1996, unë e kisha angazhuar një grup të përzgjedhur nga unë për ti eliminuar të gjithë të përfshirët.

Nën miratimin e autoritetit më të lartë kroat, ne e bëmë këtë. I fundit prej tyre “përjetoi aksident me veturë” në vitin 2006 në Serbska Bosanska Krajenska. Ai ishte jeta e fundit që kisha marrë. Ishte i fundit prej zinxhirit të vrasësve. Unë në shpirt tani jam i lirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here